15 sekonda dhe “zhduken”, shpërthim i kontrolluar në Indi, shemben kullat 103 metërshe

0

INDI- Në afërsi të Delhit në Indi, sot është kryer shpërthimi i kontrolluar ku si pasojë u shembën dy kulla me lartësi prej 103 metra, që paraqet ndërtimin më të lartë që ndonjëherë është shembur në Indi.

“Binjakët indianë” siç raportojnë mediat e huaja u shembën me vendim të gjykatës së Indisë të marrë gjatë vitit të kaluar, ku u konstatua se investitorët kanë shkelur disa rregulla dhe detyrime gjatë ndërtimit të tyre.

Pak para shpërthimit, policia indiane dhe mbrojtja civile ka kryer evakuimin e mijëra banorëve të ndërtesave përreth, ku më pas janë urdhëruar që të mos kthehen në pronat e tyre pas orë pas shpërthimit.

Edhe pse më herët në Indi ishin hedhur në erë objekte gjigante, kësaj radhe shpërthimi ka qenë më sfidues për faktin se ndërtesat përreth gjendeshin nëntë metra larg kullave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu