Makina përplaset me murin e kthehet përmbys, dy persona në gjendje të rëndë

0

Dy persona kanë mbetur të plagosur e ndodhen në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Shkodër. Mësohet se një automjet është kthyer përmbys pasi është përplasur me murin rrethues të një banese në lagjen ‘Dobraç”.

Raportohet se automjeti është futur me shpejtësi të lartë në hyrjen veriore të qytetit dhe është përplasur me murin tek ‘ish-stacioni i misrit’. Për pasojë, të dy personat që ndodheshin në mjet janë plagosur.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen dhe nuk dihen identitetet e të plagosurve. Të dy janë dërguar në spital.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu