Makina përplas për vdekje këmbësorin në rrugën Levan-Tepelenë

0

FIER- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”. Flamur Maloku, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, 75 vjeçarin Hysen Rucaj, banues në Cakran. Policia ka bërë shoqërimin në Komisariat të drejtuesit të mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale për rastin në fjalë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit” shtetasi F. M., 49 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin H. R., 75 vjeç, banues në Cakran, Fier. U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu