Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella vizitë zyrtare në Tiranë në 7 dhe 8 shtator

0

Presidenti italian Sergio Mattarella do të jetë në Shqipëri për një vizitë zyrtare më datat 7 dhe 8 shtator. Lajmi u bë i ditur nga presidenti i vendit Bajram Begaj.

Kreu i Shtetit italian do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave.

Gjatë kësaj vizite, Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu