Sekuestrohen 2 mijë rrënjë kanabisi në Athinë/ Në pranga 6 shqiptarë, mes tyre një grua

0

Policia greke ka sekuestruar një plantacion me 2100 rrënjë kanabis në periferi të Athinës.

Sipas departamentit të anti-drogës së Athinës, lënda narkotike ishte mbjellë në periferinë e kryeqytetit helen dhe ruhej prej njerëzve të armatosur me automakikë “Uzi”.

Policia thotë se ka arrestuar 6 shtetas shqiptarë,5 meshkuj të moshave 24-45 vjeç dhe një grua 41-vjeçare.

Bimët narkotike ishin në periudha të ndryshme rritje dhe kishin lartësi 50-110 centimetra. Mësohet se organizata e shqiptarëve kishte degë në të gjithë Greqinë,ku shpërndante lëndën narkotike.

Autoritet thonë se nisën hetimin pas marrjes së një informacioni në rrugë operative, prej një bashkëpunëtori në Selanik.

Për gjetjen e lëndës narkotike u përdorën qentë anti drogë, ndërsa forca të shumta policie u përdorën për rrethimin e zonës pasi trafikantët kishin instaluar sisteme kamerash dhe sistme alarmi në gjithë zonën. Arrestimet u kryen një ditë më parë në zonën Oropos të Atikës ku edhe u vunë në pranga të gjithë anëtarët e kësaj organizate.

Autoritet greke thonë se tashmë organizatat e prodhimit dhe trafikut të kanabisit preferojnë ta mbjellin atë në brendësi të territorit të vendit, pasi kontrollet në afërsi të zonave urbane janë më të pakta dhe lëvizja e sasi të narkotikëve me automjete më e sigurtë. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për të mësuar masën e sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu