I zhdukur apo i ekzekutuar është Ervis Martinaj? Ç’mendojnë gazetarët: Jemi të ndarë…

0

TIRANË- Zhdukja e biznesmenit të lojërave të fatit, Ervis Martinaj ka ditë që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Është zhdukur apo është inskinim është pyetja që dhe gazetarët nuk po i japin dot përgjigje.

Të ftuar në emisionin “Opinion” gazetarja Klodiana Lala u shpreh se është abuzuar shumë me këtë ngjarje. Ndërkohë Artan Hoxha bëri deklaratën e fortë teksa deklaroi se ka qenë për vizitë tek familja e Martinajt dhe ata kanë hapur dyert e mortit.

Po ashtu gazetari Elton Qyno u shpreh se ai mendon se ky është një skenar i hartuar nga vetë Martinaj.

PJESË NGA DISKUTIMI

Klodiana Lala: Jam 50/50. është abuzuar shumë me këtë ngjarje. Informacionet që hidhen në publik më shumë e dëmtojnë zbardhjen e kësaj ngjarje.

Poli Hoxha: S’ka trup, s’ka krim, s’ka autor. Unë jam me 60/40. 60 që është eliminuar, 40 që është ende gjallë. Ndonjëherë më duket si fushatë e sponsorizuar për të krijuar tym.

Artan Hoxha: Nuk kam çfarë të ndaj, e kam shumë të thjeshtë. Kam qenë në banesën e Ervis Martinajn, në shtëpi është hapur morti, presin miq për kryeshnosh. Ai ka shumë armiq. Ngaqë i njoh armiqtë e tij, them që është eliminuar. Mediat afër qeverisë e kërkojnë këtë gjë. Këtë gjë e mbyll Policia me çdo reagim. Por kësaj herë nuk e ka bërë. Ata nuk flasin me përqindje. Por meqë është ngjarje me sensibilitet, heshtja e autoriteteve ka krijuar gjithë këtë kakofoni. Pra, kur flas për ngjarjen, kam parasysh që kam qenë dhe kam folur me njerëzit e tij. Unë anoj nga faktet, e jo gjithmonë nuk i ka Policia dhe Prokuroria. Kemi të bëjmë me një ngjarje që shënon një vijë demarkacioni.

Elton Qyno: Ngjarja ka marrë vëmendje shumë të madhe. Unë jam 70 që është skenar, 30% jam për një ngjarje të vërtetë. Kemi të bëjmë me një biznesmen që nuk është kalibër i thjeshtë. Jemi dakord të gjithë për këtë. Ka luajtur me videot. I kanë dalë videot nga klani i tij. Ai pasuri ka pasur.

Eni Ferhati: Kemi një hetim që ka nisur nga Policia. Nëse e kanë marrë peng, nuk e kanë marrë për ta mbajtur.

Erzen Breçani: Unë do të doja të ishte inskenim se boll kanë vra. Por i besoj familjarëve të tij. Por i besoj se i ka ndodhur një e keqe e madhe.

Eugen Beci: Sot duhet të flasim për një rrëmbim. Unë kam pasur shumë dosje të ngjashme. Mendoj që është rrëmbim me pasojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu