GREQI– Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Acharnon Avenue 210 në Greqi ku shpërthime të fuqishme ndodhën në një dyqan me bombula gazi.
Shpërthimi ka ndodhur pak pas orës 16:00 në katin e parë të një pallati në rrugën Acharnon dhe ka sjellë plagosjen e rëndë të punonjësit të biznesit, i cili ka pësuar djegie të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital.
Zjarri është përhapur edhe në katet e sipërme të ndërteses, të cilat kanë pësuar dëme të mëdha materiale por fatmirësisht pa viktima. Në vendngjarje po punojnë 18 zjarrfikës me 5 automjete.
Sipas informacioneve, një person ka mbetur i bllokuar në pallat dhe zjarrfikësit po bëjnë kërkojnë në hyrjen kryesore për çdo person tjetër të bllokuar.
Policia për arsye sigurie ka bërë dhe bllokimin e rrugës.