Një ngjarje e denjë për filmat aksion ka ndodhur sot në Venecia të Italisë. Agjenti Alberto Crispo ndodhej në kantierin e ndërtimit të Chiesa degli Scalzi në Venecia, kur shpëtoi një turiste 20-vjeçare, me origjinë nga Holanda, e cila është ngjitur në strukturë dhe ka kërcënuar se do të hidhej nga një lartësi prej 50 metrash.
“Nuk e mendova frikën, thjesht po mundohesha të arrija vajzën që gjendej mbi skela. Doja të flisja me të, por nuk kishte kohë. Sapo mbërrita, ajo e lëshoi veten të binte. E kapa nga krahu, e mbajta dhe më pas e tërhoqa lart”, tregoi ai për mediat.
Akti i policit u shoqërua nga duartrokitje prej të pranishmëve në vendngjarje që përjetuan ato momente ankthi duke parë se çfarë po ndodhte nga sheshi i stacionit.
https://video.corriere.it/video-embed/ad1da49c-2b66-11ed-b268-2b12bb5640dc?refresh_ce=&playerType=embed&tipo_video=embed_norcs#