Inter “rrëmben” 3 pikët e para në Champions, debuton dhe Asllani

0

Interi bëri detyrën në Champions League duke fituar me rezultatin e pastër 2-0 kundër Viktoria Plzen dhe pret rezultatin e përballjes Bayern Munich-Barcelona.

Edin Dzeko ishte ai që e zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 20-të, me një goditje diagonale brenda zonës. Zikaltrit u munduan ta shënojnë edhe golin e qetësisë në pjesën e parë.

Gjërat u bënë më të lehta për Interin në pjesën e dytë, sidomos pas daljes me karton të kuq të Buchas, pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj Barella. Inferioriteti numerik do jepte efektin e vet, pasi goli i dytë do vinte nga Skriniar në minutën e 71-të.

Në fundin e sfidës pati minuta edhe për Kristjan Asllanin që debuton në Champions League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu