SHBA- Gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden kërkoi mes të pranishmëve ish-kongresmenen republikane Jackie Walorski, e cila humbi jetën në një aksident në fillim të gushtit, shkruan Reuters.
“Jackie, a je këtu? Ku është Jackie? pyeti presidenti 79-vjeçar, në një fjalim për luftën kundër mbipeshës dhe pasigurisë ushqimore.
Duke parë audiencën, ai shtoi “ajo do të ishte këtu.”
“Dua të falënderoj të gjithë ata që janë këtu,” tha Joe Biden, duke përmendur dy ligjvënës që ishin përfshirë veçanërisht në këto çështje, përpara se të kërkonte ish-kongresmenen e ndjerë.
Kongresmenja amerikane Jackie Walorski vdiq në moshën 58-vjeçare në një aksident automobilistik në Indiana më 3 gusht.
“Jackie, are you here? Where’s Jackie?"
Biden called out a recently deceased congresswoman in remarks at a hunger conference she helped organize, addressing Indiana Republican Jackie Walorski as if she were still alive https://t.co/HRRpEeLIlE pic.twitter.com/dVsw1HjLb6
— Bloomberg Quicktake (@Quicktake) September 28, 2022