“Zvarritja” për vendimin e PD/ Sula dhe Korreshi para Apelit: Të marrë fund agonia, jemi në prag zgjedhjesh!

0

Sula: Ne si përfaqësi e grupit parlamentar të PD-së kemi kërkuar që mos të ndikohet në rezultatin final sa i takon vendimit të Gjykatës për Partinë Demokratike.

Që nga 25marsi nuk ka ende një datë për shqyrtimin e ankimimit, kjo nuk ka të bëjë me gjykatën por është totalisht e planifikuar. Ka indikatorë ose persona të interesuar që ky proces të zgjatet sa më shpejt. Nuk jemi të interesuar për vendimin, por na intereson një ndarje njëherë e përgjithmonë, kjo është e panegociueshme.
Çështja të gjykohet në Apel, një sahat e më parë! Të marrë fund agonia!

Se si zgjidhet pastaj problemi në bazë është dicka që u përket demokratëve por zgjedhjet po afrojnë dhe ne s mund të rrimë të ndarë për interes të Ramës.
Nuk ka ende një datë për shqyrtimin e ankimimit, në 6 mars PD ka qenë një e vetme, pala tjetër u bashkua me PL-në, mbajtja peng e këtij vendimi dëmton partinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu