Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë me dije se ditën e nesërme do të zhvillohet protestë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.
Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha thekson se protesta do të zhvillohet ditën e premte, nesër, në orën 12:00, te sheshi i Teatrit.
“Protestë e madhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Nesër, në ora 12:00, te sheshi i Teatrit, të gjithë në protestë! Sb”, shkruan Berisha.