LAÇ- Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e aksidenti të ndodhur këtë mbrëmje, ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Laç, përgjatë rrugës së Lagunës së Patokut.
Konkretisht, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Për pasojë, dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerët janë plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit dhe po marrin ndihmë ne nevojshme mjekësore.