Rama jep lajmin: Në pranverën e 2024 do kemi gati aksin hekurudhor Tiranë-Durrës

0

Kryeministri Edi Rama në konferencë me presidenten e Komisionin Evropian Ursula Von der Leyen paralajmëroi se në pranverën e 2024 do jetë gati hekurudha Tiranë-Durrës.

Ai tha se qeveria po mendon që të mbajë të paprekshme rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël.

“Në pranverën 2024 do kemi aksin hekurudhor Tiranë-Durrës. Takimi i sotëm ka një vlerë të vecantë, për shkak se presidentja na ka informuar për situatën finaciare në kushtet e një lufte që bombat dhe plagët i ka në Ukrainë, por pasojat e së cilës ndihen në Evropë dhe në Shqipëri. Unë e informova presidenten për qasjen tonë për vendosmërinë, që ne të mbështesin familjet dhe biznesin e vogël për të mos e prekur çmimin energjisë , gjë që do të thotë një peshë e konsiderueshme për buxhetin e shetit, por një peshë e arsyeshme. Kemi folur edhe për ngjarje të jashtëzakonshme për Shqipërinë, ku në Tiranë do të kemi samitin e BE me Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë liderët e Evropës do vijnë në Tiranë për këtë samit.”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu