BULQIZË- Një video e rëndë po qarkullon në rrjet. Në një video të mbërritur në redaksinë e emisionit “Stop”, ku duket një mësuese që godet shtazërisht një nxënës në klasë. Bëhet fjalë për mësuesen e gjuhës Ermira Velia, e cila jep mësim në shkollën “Xhevdet Doda” në Bulqizë.
Pamjet janë bërë me “blur” por sërish duket një moment kur fëmija goditet dhe përplaset me forcë në bankë, ndërkohë që të gjithë të tjerët shohin tmerrin që po i ndodh shokut të tyre. Pas publikimit të pamjeve, ende nuk ka asnjë reagim nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve.