Mungesa e Vuçiç në Samitin e Berlinit, Kurti “thumbon” Ramën: Ndoshta dikujt i ka munguar, por jo mua

0

BERLIN- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar sot në Berlin ku bashkë me liderët e tjerë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë marrë pjesë në Samitin për rajonin në kuadër të Procesit të Berlinit. Gazeta Express shkruan se në një konferencë për media kreu i Qeverisë së Kosovës është pyetur për mungesën e Aleksander Vuçiçit në këtë organizim ku edhe janë nënshkruar tri marrëveshje.

Kurti ka thënë se nuk e di arsyen pse Vuçiç nuk ka marrë pjesë në Samit, duke shtuar se nuk është që i ka munguar dikujt. Pas kësaj, Kurti ka lëshuar edhe një thumb që duket të ketë qenë për kryeministrin Edi Rama duke thënë se ndoshta dhe ndokujt i ka munguar.

“Nuk e di pse nuk ka ardhur për besë edhe nuk është që na mungoi fort, ndoshta ndokujt, por sigurisht jo mua”, ka thënë Kurti në konferencë për gazetarët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu