Top Channel ka njoftuar se ‘Së shpejti pritet që të nisë rrugëtimin e tij një nga programet më të ndjekura sa i përket debateve politike me të ftuar në studio, me analiza ditore në lidhje me ngjarjet më të fundit në vend, rajon dhe botë shpesh herë i shoqëruar edhe me debate të forta. Një pasyqrim i zhvillimeve javore kryesore të vendit ku në thelb është aktualiteti i çdo ngjarjeje ‘pa doreza’.
Për të zbuluar se kush do të drejtojë emisionin mbetet të presim datën 14 Nëntor, ama vlen të theksohet se:
Vetëm sepse kërkon kohë nuk do të thotë se nuk po ndodh…
Nga 14 Nëntori në orën 21:00 në Top Channel mos harroni të ndiqni ‘Top Story’.