FIFA dhe Katari bëjnë lëvizjen surprizë, izraelitët dhe palestinezët bëhen bashkë për të ndjekur Kupën e Botës

0

KATAR- Tifozët e futbollit nga Izraeli dhe territoret palestineze do të mund të fluturojnë për herë të parë nga Tel Avivi në Katar. FIFA ka ndërmarrë një inisiativë dhe do të ketë fluturime direkte me charter nga aeroporti “Ben Gurion” drejt atij Hamad të Dohas gjatë gjithë muajit kur do të zhvillohet evenimenti.

Qeveria e Katarit tha se Doha i tha Izraelit se “çdo përshkallëzim në Jerusalem, Gaza apo Bregun Perëndimor gjatë kësaj kohe do të rrezikojë anulimin e marrëveshjes – përfshirë fluturimet direkte”. Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur muajt e fundit, duke e bërë vitin 2022 më vdekjeprurësin në territorin e pushtuar që nga viti 2006.

FIFA gjithashtu njoftoi të enjten se një shërbim i përkohshëm konsullor do të ndihmonte izraelitët në Doha gjatë turneut. Rreth 3,800 izraelitë dhe 8,000 palestinezë kanë aplikuar për kartën Hayya, e cila vepron si një vizë hyrëse në Katar për turneun e futbollit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu