Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi kanë grabitur një banesë. Sipas policisë, në pranga janë vendosur shtetasit Altin Margjokaj 21 vjeç dhe Elvis Kola 17 vjeç banues në Zejmen.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata hynë në banesën e shtetasit M.Ll. dhe nën kërcënimin e thikës, i vodhën një shumë prej 2.8 milionë lekësh të vjetra.
Nga kontrollet e ushtruara nga policia në banesën e të riut A.M., gjeti dhe sekuestroi një shumë prej 50 mijë lekësh të reja, një maskë, orë dhe sende të tjera me vlerë që dyshohet se janë të vjedhura.
Njoftimi i policisë:
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Benefit”.
Vodhën nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), një shumë parash, në një banesë, vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.
Sekuestrohet një pjesë e shumës së parave që dyshohet se është vjedhur nga këta 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas marrjes së kallëzimit nga një shtetas, për vjedhjen e një shumë parash, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thikë), nga dy persona, në banesën e tij, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Benefit”, për identifikimin dhe vënien të pranga të autorëve të kësaj ngjarjeje.
Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasve:
A.M., 21 vjeç dhe E. K., 17 vjeç, banues në Zejmen.
Këta 2 shtetas, nën kërcënimin e një mjeti prerë (thikë), kanë vjedhur në banesën e shtetasit M. Ll., shumën 280 000 lekë të rinj.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar A. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën 50.000 lekë të rinj, një maskë, një orë dhe sende me vlerë që dyshohet se janë përfituar nga shuma e parave të vjedhura në banesën e shtetasit M. Ll.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime mëtejshme.