FIFA ndalon alkoolin dy ditë para startit të Botërorit

0

Alkooli nuk do të shitet në tetë stadiumet e Kupës së Botës në Katar pasi FIFA ndryshoi politikën e saj dy ditë para fillimit të turneut.

Ishte vendosur fillimisht që aklooli të shërbehej në zona të caktuara brenda stadiumeve, por tani as aty nuk do mund të blihet më.

Kujtojmë që Kupa e Botës fillon të dielën kur Katari do të luajë kundër Ekuadorit.

Njoftimi i FIFA-s

Pas diskutimeve ndërmjet autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të fokusuar shitjen e pijeve alkoolike në festivalin e tifozëve të FIFA-s, destinacione të tjera të tifozëve dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetri i stadiumit të Katarit të Kupës së Botës 2022.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu