Krimet që tronditën Romën/ Ja kush është vrasësi serial që masakronte prostitutat

0

Vrasësi serial i 3 grave, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit në Romë dhe një transgjinoreje, është vendosur në pranga në Itali.

Mediat italiane bëjnë me dije se 51-vjeçari i identifikuar si Giandavide De Pau, është autori i krimeve që tronditën Italinë, teksa paraprakisht dyshohet që ai është pjesë e klanit mafioz të drejtuar nga Michele Senese. De Pau dyshohet se ka qenë një bashkëpunëtor i ngushtë i Senese, duke vepruar si shofer dhe krahu i tij i djathtë. Në vitin 2008 dhe në 2011 ai ka qenë i shtruar në një spital psikiatrik.

Nuk dihet ende nëse i dyshuari po vepronte për llogari të mafias apo i vetëm, ndërsa hetimet lidhur me këtë aludim, po vijojnë intensivish, ndërsa po kërkohet edhe thika, me të cilën u vranë dy gratë kineze dhe transgjinorja.

Makina e autorit u gjet në një magazinë, një Toyota IQ, e cila ka dëmtime të dukshme nga vrasja e trefishtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu