“Edhe unë me gruan time…”/ Enrique u jep leje lojtarëve: Mund të kryeni marrëdhënie seksuale para ndeshjes, por jo orgji!

0

Trajneri i Spanjës, Luis Enrique, deklaroi është i lumtur që futbollistët e tij bëjnë seks përpara një ndeshjeje në Kupën e Botës FIFA 2022 për sa kohë që ata s’bëjnë orgji.

“Është diçka shumë normale. Nuk i jap rëndësi për sa kohë që lojtarët e mi nuk e kthejnë në orgji. Secili me gruan dhe të dashurën ose me kë të dojë. Është brenda normalitetit. Unë jam dakord që lojtarët të jetojnë jetën e tyre sa më normalisht të jetë e mundur”, tha Enrique gjatë një komunikimi me fansat në Twitch.

“Unë e konsideroj seksin të rëndësishëm dhe si lojtar, sa herë që kam mundur, me gruan time, kam bërë atë që duhet të bëjmë”, shtoi trajneri 52-vjeçar.

Luis Enrique, i cili luajti tre Kupa Bote për Spanjën. Spanja debutoi në Kupën e Botës në Katar me një fitore 7-0 ndaj Kosta Rikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu