Dy të plagosur me thikë janë paraqitur mbrëmjen e sotme në spitalin rajonal të Vlorës.
Sipas burimeve bëhet fjalë për qytetarët Xhevdet Braushi 62 vjeç dhe djali i tij, Albion Braushi 30 vjeç.
Mësohet se i riu është në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa babai është jashtë rrezikut për jetën. Ata janë gjetur të plagosur në trotuar nga kalimtarë të rastit të cilët më pas i kanë dërguar me urgjencë në spital.
Pritet që policia të dalë me njoftim zyrtar mbi detajet e ngjarjes së rëndë.