Superylli Brazilian Neymar teksa priste në tunel për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes kundër Koresë së Jugut, bëri me njollë bluzën e tij.
Të njëjtin veprim bëri më vonë dhe shoku i tij i skuadrës Rafinha, gjë e cila ngriti shumë pikëpyetje. Por pse dy lojtarët e ndërmorën këtë veprim?
Nuk ishte hera e parë që Neymar e bën këtë (e kishte bërë edhe në një ndeshje në Kupën e Botës në Rusi). Është një pomadë që synon të lehtësojë kongjestionin e hundës dhe në këtë mënyrë të lehtësojë frymëmarrjen e futbollistit. Frymëmarrja më e mirë e ndihmon atletin të shërohet më shpejt nga lodhja fizike.
Gjimnasti kombëtar brazilian Ze Mario Cabez vuri në dukje në vitin 2018: “Frymëmarrja më mirë ndihmon procesin e rikuperimit. Sa më mirë të keni oksigjen, aq më shpejt do të shëroheni. Lagështia shumë e ulët ose shumë e lartë është e dëmshme. Atleti lodhet më shumë, duhet më shumë kohë për tu rikuperuar”.