Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dënuar dhunën ndaj kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha. Ajo thekson se dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike, ndërsa shtoi se agresorë të tillë duhet të marrin dënimin e merituar.
“Dhuna është e papranueshme në një shoqëri demokratike. Ushtruesit e dhunës duhet të marrin dënimin e merituar nga ligji. Prandaj inkurajoj organet ligjzbatuese dhe të drejtësisë të veprojnë pa hezitim dhe të zbatojnë ligjin ndaj dhunuesit të deputetit!”, tha ajo.