Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë djali i saj me DJ Dagz

0

TIRANË- Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë bërë prindër për herë të parë. “iconstyle.al” shkruan se Einxhel Shkira ka sjellë në jetë djalin e saj me Dj Dagz mbrëmjen e djeshme. Einxhel është aktualisht në një prej materniteteve shtetërore në Tiranë. Dyshja vetë nuk e ka dhënë ende lajmin e ëmbël për ndjekësit. Nuk ka akoma një foto të publikuar të bebit të porsalindur dhe nuk dihet emri që kanë zgjedhur për vogëlushin e tyre.

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u njohën brenda shtëpisë së bIg Brother VIP. Dyshja e vijuan marrëdhënien e tyre jashtë shtëpisë dhe nisën bashkëjetesën. Në festën ku u mësua dhe gjinia e fëmijës së tyre, DJ Dagz i propozoi Shkirës për martesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu