Vrau dy kushërinjtë me të cilët kishte kultivuar hashash, Gjykata e Shkodrës lë në burg Daniel Pepajn

0

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër vendosi masën “arrest me burg” për shtetasin Daniel Pepaj, i dyshuar si autor i vrasjes së dyfishtë të Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi afro dy vite më parë në Vrith të Malësisë së Madhe.

Pas më shumë se dy vitesh në arrati, pak ditë më parë 27 vjeçari u vetëdorëzua në policinë e Shkodrës. Pas ndalimit të tij, Daniel Pepaj u njoh me rikonfirmimin e masës së sigurisë “arrest me burg” dhënë nga gjykata e shkallës së parë.

Gjatë kësaj seance mësohet se Daniel Pepaj nuk ka bërë asnjë deklaratë lidhur me vrasjen e ndodhur më 3 tetor të vitit 2020 duke mos dashur që të flasë momentalisht, raporton korespondenti i Panorama.

Ndërkohë avokati mbrojtës Arbër Raja gjatë seancës për rikonfirmim të masës së sigurisë kërkoi që Daniel Pepaj të lihej “arrest shtëpie” duke qenë se 27 vjeçari është vetëdorëzuar në polici. Ndërkohë nga ana tjetër prokurori i çështjes Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Pasi dëgjoi palët gjyqtarja Izabela Radovani vendosi “arrest me burg” për 27 vjeçarin.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu