Përplasje për shembjen e pallatit në Tiranë, e moshuara nuk largohet, qëndron në ballkon

0

TIRANË- Kjo është e moshuara e cila nuk lëviz nga ballkoni i pallatit numër 4 në rrugën “Myslym Keta”. Ajo dhe banorët e pallatit kundërshtojnë shembjen e ndërtesës, në të cilën kanë jetuar prej vitesh. Policia dhe zonjat që banojnë aty, iu janë afruar të moshuarës që të largohet nga ballkoni i katit të tretë, pasi godina do shembet.

Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit dhe se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë. Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera.