Del nga shtrati përroi i Xibrakës, bllokohet përkohësisht segmenti i rrugës Librazhd-Elbasan

0

ELBASAN- Përroi i Xibrakës ka dalë nga shtrati duke sjellë problematika në akse rrugore. Si pasojë e prurjeve të mëdha, një segment i rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan është bllokuar. Ndërkohë mësohet se edhe një përrua malor në Gjinar të Elbasanit ka dalë nga shtrati duke përmbytur një rrugë automobilistike.

Nuk dihet ende nëse ka ndërhyrje nga emergjencat civile për zhbllokimin e rrugës, i cili si pasojë e prezencës së lartë të ujit, mund të jetë një buri aksidentesh, për automjetet që kanë planifikuar të kalojnë përmes këtij aksi.

Dita e sotme ka nisur me reshje intensive të shiut në disa qarqe të vendit. Nga të dhënat e derimëtanishme nga emergjencat civile në Shkodër, Lezhë dhe Kurbin raportohet për përmbytje dhe sipërfaqe toke nën ujë. Në Shkodër, 3020 ha tokë janë nën ujë, 250 ha më shumë se dje. Rruga e Obotit është e pakalueshme. Niveli ujit atje është 1.5m dhe kalueshmeria bëhet vetëm me mjetet e kalueshmërisë së lartë ushtarake. Bllokohet nënkalimi në Fushë Mamurras, pjesë e autostradës Milot- Thumanë


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu