Fundoset anija ushtarake në Tajlandë, 31 marinarë të zhdukur

0

31 marinarë rezultojnë të zhdukur mes detit të trazuar me dallgë të mëdha të shkaktuara nga një stuhi e fuqishme fundosi edhe anijen ushtarake Sukothai në Gjirin e Tajlandës.

Ekipet e emergjencës arritën të shpëtonin 75 marinarë nga më shumë se 100 që ndodheshin në bord.

Autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të fundosjes. Marinarët e shpëtuar thanë se shkak i tragjedisë ishte përmbytja e dhomës së prodhimit të energjisë elektrike që nxorri jashtë funksionit sistemin e komandimit të anijes dhe kjo bëri që deti ta tërhiqte në zona të rrezikshme.

Në operacionet e kërkimit që vijojnë prej 12 orësh janë përfshirë edhe helikopterë, por gjasat sa vjen e pakësohen për gjetjen e ndonjë të mbijetuari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu