Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka pranuar se rikthimi i Messit në katalonjë mbetet një mision i vështirë.
“Messi është një lojtar i PSG-së, ai fitoi Kupën e Botës dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë sepse është një titull që e meritonte. Do të isha shumë i lumtur nëse ai do të kthehej, por nuk dua të krijoj pritshmëri për diçka. Mbetet shumë e vështirë për momentin” – Tha Laporta për kanalet e klubit.
Ai shtoi: “Nuk duam të mashtrojmë askënd. Leo është më i miri i të gjitha kohërave”.