Shembet tribuna në ndeshjen e futbollit në Egjipt, plagosen dhjetëra tifozë

0

Një tribunë u shemb në Egjipt pak para finales së ndeshjes së Al Ahly kundër Al Ittihad për Superkupën, duke plagosur dhjetëra persona.

Sipas raportimeve të mediave egjiptiane, më shumë se 20 persona janë në probleme serioze me shëndetin pasi kanë marrë plagë.

E mira është se deri më tani nuk raportohet për persona të vdekur, megjithatë flitet për vonesë të mbërritjes së autoambulancave në “Sallën Sportive Hassan Moustafa”.

Nuk është bërë i ditur shkaku i shembjes së tribunës ku ndodheshin tifozët e Al Ittihad. Pamjet janë të frikshme dhe sigurisht që çuan në ndërprerjen e ndeshjes.

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu