Pesë drejtues mjetesh janë arrestuar në Tiranë, pasi u kapën në gjendje të dehur.
Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale A. Ç., 43 vjeç, B. Xh., 22 vjeç, E. Xh., 40 vjeç, J. S., 33 vjeç dhe I. D., 43 vjeç, të pestë banues në kryeqytet.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
– A. Ç., 43 vjeç, B. Xh., 22 vjeç, E. Xh., 40 vjeç, J. S., 33 vjeç dhe I. D., 43 vjeç, të pestë banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.