Protesta e 21 janarit/ Berisha: Ramën do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale, kërkoi të marrë pushtetin me dhunë dhe la pas 4 viktima

0

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me ngjarjen e 21 janarit ku gjatë protestës së 2011-ës u vranë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ 4 protestuesit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ngjarja e 21 janarit është tragjike, ku përpjekjet për marrjen e pushtetit me dhunë lanë pas 4 viktima.

Sakaq shtoi se përgjegjësi i vetëm për ngjarjen është kryeministri Edi Rama i cili njihet dhe si organizator dhe autor i asaj dhune, ku dhe i bëri thirrje këtij të fundit që të dëshmojë në Prokurori.

‘Njëlloj si 21 janari kur u tha se Sali Berisha ishte i implimentuar, gjithçka është sajesë e Ardi Veliut. 21 janari përbën një nga ngjarjet më tragjike për përpjekjen e një grusht shteti e marrjen e pushtetit me dhunë, ndaj atyre që unë i kam denoncuar me kohë. Është kërkuar që të hetohen organizatorët dhe autorët e dhunës, Rama është personi kryesor i dhunës. Rama nuk gjetur kurrë kurajo që të paraqitej në Prokurori dhe pse u thirr për të dëshmuar, atë do ta ndjekë gjithë jetën përgjegjësia penale të asaj dhune. Ai është faktuar si organizator dhe pjesa e gardistëve është hetuar nga një kundërshtare e egër e Sali Berishës, me një prani të pranishëm ndërkombëtare dhe ja dhanë dënimet e njohura deri më tani. Meqenëse shërbehet me krijime të Ardi Veliut i them lëri ato dhe hajde hiq imunitetin dhe dëshmo për organizimin e puçit. I solli si mish për top, ngjarja është tragjike. Familjarët kanë ngushëllimet e mia. Organizimi që bëri Rama për të ardhur në pushtet është makabër’, tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu