‘Flet si fshatare pa vlerë’/ Ngjela e ofendoi live në emision, gazetarja kërkon ndërprerjen transmetimit

0

Avokati Spartak Ngjela ka tërhequr sërish vëmendjen, këtë herë jo për komentet ‘pikante’ ndaj personazheve publikë por për shkak të një debati gazetaren Sidorela Gjoni.

Ngjela teksa diskutonte për debatin ‘Mc Gonigal’, i është drejtuar gazetares se po flet me logjikën e një fshatari pa vlerë. Pikërisht pas këtij komenti, gazetarja ka kërkuar të ndërpresë emisionin por mesa duket Ngjela e ka kuptuar ‘gafën’ dhe i tha se kishte për kreu e PD, Sali Berisha dhe jo me të.

Pjesë nga debati:

Gazetarja: Fakti që në një gjyq që bëhet në SHBA përmendet dhe emri i kryeministrit tonë.

Ngjela: Moj zonjë, ç’më duhet mua. Ju flisni me logjikën e një fshatari, e një fshatari pa vlerë.

Gazetarja: Okay do ta ndërpresim këtu bisedën.

Ngjela: Dale, dale.

Gazetarja: Jo jo do ta ndërpresim këtu bisedën.

Ngjela: Jo ta mbaroj këtë që më pyete.

Gazetarja: Do ta vazhdojmë bisedën kur unë të flas me logjikë qytetari.

Ngjela: Moj zonjë, do flas unë këtu se më ke thirrur ti.

Gazetarja: Jo jo, do ta ndërpresim. Unë nuk të lejoj të më thuash çfarë të duash për mua.

Ngjela: Jo për ty moj.

Gazetarja: Kush foli me logjikë fshatari?

Ngjela: Saliu moj.

Gazetarja: T’i mu drejtove mua ashtu.

Ngjela: Ju merreni thashë me logjikën e një fshatari.

Gazetarja: Okay, në rregull nëse është kështu.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu