Padia për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve/ Sula: Qeveria ka interes të mbushë arkën në kurriz të shqiptarëve, nuk mbron konsumatorët

0

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me padinë e dorëzuar pranë Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e Bordit të Ushqimeve.

Sula në një komunikim për mediat tha se qeveria ka interes vetëm të mbushë arkën e shtetit në kurriz të shqiptarëve.

Sakaq shtoi se gjatë këtyre viteve në qeverisje nuk është sjellë asnjë risi dhe qeveria nuk ka mbrojtur konsumatorët.

“Qeveria ka interes të mbushë arkën e shtetit me miliona euro. Këto miliona i merr nga xhepat e shqiptarëve . Qeveria vetëm pasurohet, ndërsa shqiptarët vetëm varfërohen. Kjo qeveri nuk ka sjellë asnjë risi dhe nuk ka mbrojtur konsumatorët”, tha ai.