E trishtë/ Ndahet nga jeta në moshë të re elbasanasi Shkëlqim Tarelli

0

Ndahet nga jeta në moshë të re Shkëlqim Tarelli.
Ai ishte një specialist i zoti, baba shembullor e njeri që gëzonte respekt të gjërë.

Lindi në Elbasan dhe punonte në Tiranë te Inspektorati Shtetëror i Punës.

Thellësisht të prekur nga humbja e parakohëshme e Shkëlqim Tarrelli.
Koleget e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore i shprehin ngushëllimet e sinqerta familjes!
Lamtumirë!

Ja si e përshkruan një nga miqtë e tij Çimin:

Shkelqim Tarelli , Çimi, ishte një person i shoqërisë dhe i familjes. Ai kujdesej pa masë për t’u përmirësuar jetën fëmijëve të tij dhe për ti dhënë mundësinë të jepnin më të mirën e tyre.
Çimi ishte njeri shumë pozitiv i cili gjithmonë shikonte anën pozitive të gjërave dhe karakterizohej nga optimizmi gjatë të gjithë kohës.
Çimi ishte dëgjues i mirë i diskutimeve dhe njëkohësisht këshillues i mirë në të drejtë me një llogjikë të fortë dhe argumenta që i qëndrojnë kohës.
Çimi ishte i thjeshtë, pa shumë kërkesa materiale, por me një botë shpirtërore të pamatë ku me fjalët e shprehjet e përdorura të jepte siguri dhe qetësi.
Çimi ishte njeri i Zotit, me një dashuri të madhe për hyjnoren, pranë të cilit u kthye sot.
Çimi ishte një mik i shtrenjtë ikja e të cilit lë një hapësirë boshe e cila është e vështirë të mbushet.
Të qoftë i lehtë dheu miku im!
Do ta ndiejmë mungesën tënde! — with Shkelqim Tarelli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu