Mbi 37 mijë viktima nga tërmeti në Turqi e Siri

0

Gjatë ditës së djeshme, u shpëtuan të paktën 8 persona. Edhe pse shpresat për të mbijetuar sa vijnë e po shuhen me kalimin e ditëve, një djalë dhe një burrë në Kahramanmaras u shpëtuan pas 198 orësh nën gërmadha.

Diku tjetër ekipet e kërkim-shpëtimit po përpiqeshin të nxirrnin nga rrënojat një gjyshe, nënën dhe vajzë, të gjithë nga e njëjta familje. Ata i kishin mbijetuar tërmetit.

Ndërkohë, në Siri duket se operacioni i kërkim-shpëtimit është drejt fundit dhe se tashmë vëmendja do të përqëndrohet tek strehimi i banorëve të prekur.

Presidenti sirian Bashar al-Assad kishte rënë dakord që të lejonte më shumë ndihma të OKB-së të hynin në Siri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu