Ish-futbollisti i Barcelonës, Zherard Pike tani po jeton lirshëm dashurinë e tij me Klara Kian. Gjatë një bisede në transmetim me gazetarin spanjoll, Ibai Lanos, Pike iu referua marrëdhënies së tij me Klarën duke deklaruar se ai është “kukulla” e tij.
“E pranoj, unë jam një kukull. E vërteta është që unë shkoj në pazar me të dashurën time dhe ajo mi zgjedh mua rrobat”, tha spanjolli.
Ai gjithashtu nuk hezitoi t’i referohej Shakirës, duke thënë se ajo ishte personi më i famshëm në botë që kishte në mjedisin e tij.
“Do të thosha se Shakira ishte ndoshta partnerja ime dhe kontakti më i famshëm që kisha”, u shpreh ai.
PANORAMASPORT.AL





