Bashkimi i dosjeve për inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit, GJKKO rrëzon kërkesën e avokatëve

0

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e avokatëve mbrojtës për bashkim të dosjeve lidhur me aferat e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.

Kërkesa është kundërshtuar nga prokurori Dritan Prençi me pretendimin se nuk kemi të bëjmë me të njëjtat fakte penale, dhe procedurat për dhënie me konçesion të këtyre inceneratoreve nuk kanë qenë të njëjtat.

Pas dëgjimit të palëve Gjykata e Posaçme vendosi të rrëzoj kërkesat e mbrojtësve për bashkim të çështjeve. Seanca vijon ku janë duke u dëgjuar pretendimet e 20 të pandehurve lidhur me akuzat e SPAK.

Prokuroria lexoi aktet për kalim të dosjes për gjykim e pas përfundimit të pretendimve të mbrojtësve do vendoset nëse çështja do kalojë apo jo për gjykim.

Gjithashtu, të pandehurit për inceneratorin e Fierit një tjetër kërkesë që i kanë paraqitur gjykatës është edhe pushimi i akuzave të SPAK, pasi nuk ka prova.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu