Berisha i përjashtuar nga seanca: Kuvendi është kthyer në bunker

0

I përjashtuar nga seanca plenare, Sali Berisha iu drejtua militantëve të mbledhur jashtë parlamentit.

“Të dashur qytetarë të pranishëm, në këtë protestë të jashtëzakonshme, ku ju nuk po protestoni për disa deputetë të PD, as edhe për PD por ju protestoni sot këtu jo vetëm për zgjedhësit për 750 mijë shqiptarë, por jo protestoni sot për cdo shqiptar që ka në vetëdijen e tij të cmuara idealet e lirisë. Jeni këtu sot për cdo shqiptar, që beson se Parlamenti duhet të jetë tempulli I demokracisë dhe jo bunker I fjalës së ndaluar. Protestoni sot për cdo shqiptar, që beson se aty në parlament ata që përfaqësojnë opozitën janë për t’ia thënë të vërtetat në sy qeverisë. Votoni sot për të gjithë ata shqiptarë që dëgjojnë për një mori të pafundme aferash. Ju votoni sot për të gjithë ata shqiptarë që shkëpusin bijtë e vdekjes.

Ju protestoni sot për të gjithë ata shqiptarë që besojnë, por duan të besojnë se Shqipëria është vend I bekuar. Pse ky parlament nga tempulli fjalës së lirë, është shdërruar në bunker të fjalës së ndaluar. Cdo hajdut tenton të vrasë po mundi këta në shtëpitë tona nuk futen direkt, por në xhepat tona, në taksat tona. Këta vjedhin, natën ditën. A I shifni të takohen me qytetarët, asnjëherë, vijnë te ju një herë në 4 vjet, me thasë me euro për të blerë vota. Vijnë sërish pas 4 vitesh, ju konsiderojnë ju qenie inferior, qenie të dyta që janë për të duartrokitur dhe asgjë më shumë. Ky revolucion është një lëvizje e fuqishme shqiptare, i cdo shqiptari që s mund të pajtohet që për të vjedhur taksat tuaja rruga në Shqipëri të ndërtohet me një cmim 10 herë më të shtrenjtë.” – u shpreh Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu