Tashmë çift zyrtarisht/ Kristi jep përgjigjen nëse do takojë babin e Keisit, Sabianin pas BBVIP

0

Pasi pranuan pëlqimin që kanë ndaj njëri-tjetrin, Keisi dhe Kristi janë tashmë çifti numër 2 në shtëpinë e ‘Big Brother’.

Mes dyshes nuk kanë munguar puthjet, ledhatimet ku ditën e sotme kanë folur dhe për planet familjare dhe se si do të ndiheshin ata të dy nëse do duhet të takojnë familjet respektive.

Për këtë u pyetën në emisionin që zhvilluan në mëngjes.

Kristi u shpreh se do kishte pak siklet kur të takonte Sabianin, mirëpo nuk do e kishte problem.

“Po problem. Siklet ke gjithmonë. Siklet ke kur shikon babanë tënd. Dy muaj po të kishim e njëjta gjë do ndodhte, ai për këtë arsye do vinte këtu, të më shikonte”.

Ndërsa Keisi mendon se takimi me Robert Aliajn do ishte shumë i sikletshëm, aq sa do ngelte pa fjalë. ‘Nuk mund ta përshkruaj, besoj se në ato momente do ngel, do ngec, aq sa do i jap dorën, përshëndetje’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu