Largimi i Mirel Josës, Vllaznia gjen trajnerin e ri

0

Mirel Josa nuk është më trajneri i Vllaznisë. Pas afro 10 muajsh, 59-vjeçari dhe klubi shkodran kanë ndarë udhët, kjo pas humbjes 2-0 me Laçin në transfertë për javën e 26-të të Superligës.

Paçka zërave se Josa nuk ka pranuar largimin, fakt është se presidenti Alban Xhaferi ka vendosur tanimë për largimin e trajnerit, duke emëruar edhe pasardhësin e tij.

Në njoftimin e djeshëm të kuqebluve, thuhej se Auron Miloti dhe Vioresin Sinani do ishin zëvendësuesit e Josës. Duket se te Vllaznia kanë vendosur që drejtori sportiv Miloti të jetë trajner i parë dhe vendin e tij do e zërë Sinani.

Ish-bomberi tanimë ndryshon pozicion nga zëvendëstrajner, duke qenë se Miloti ka edhe eksperiencë në Austri si trajner. Duket se 48-vjeçari shkodran ka shansin e artë që të jetë në krye të ekipit. Me licencën UEFA Pro, Miloti ka drejtuar Feldkirchen në Austri, para se të rikthehej te Vllaznia në 2021.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu