IZRAEL – Janë mbyllur me fitoren 1-0 të Kosovës 45 minutat e para të ndeshjes që po zhvillohet në Tel Aviv. Dardanët e kanë nisur mirë takimin me izraelitët duke shënuar shpejt golin e parë.
Goli i epërsisë erdhi pas një topi të rrëmbyer në fushën kundërshtare nga Vedat Muriqi, i cili dërgoi topin te Milot Rashica.
Ky i fundit u nis shpejt nga krahu i majtë dhe në tentativeë për ta dërguar topin në zonë, mbrojtësi Eli Dasa që shënoi autogol. Ishte minuta e 35-të e takimit, rezultat i cili nuk ndryshoi deri në përfundim të pjesës së pare.





