Rrëzohen dy helikopterë të ushtrisë amerikane, dyshohet për 9 të vdekur

0

SHBA- Dy helikopterë të ushtrisë amerikane është rrëzuar në Trigg County, Kentucky. Guvernatori i shtetit Andy Beshear bëri me dije lajmin e hidhur dhe tha se e gjithë ngjarja ka qenë aksidentale, por që nuk dihet ende numri i viktimave.

Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35 dhe ekziston mundësia që të jenë vrarë 9 persona. Në një deklaratë për BBC, një zëdhënës i bazës ushtarake Fort Campbell tha se janë rrëzuar dy helikopterë HH60 Blackhawk.

“Ndodhi gjatë një misioni rutinë stërvitor. Statusi i anëtarëve të ekuipazhit nuk dihet për momentin,”- thanë ai. Komanda tha se aktualisht është e fokusuar në kujdesin për pjesëtarët e familjeve të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu