PAKISTAN- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Pakistan. Mediat e huaja raportojnë se 11 persona kanë humbur jetën teksa shtyheshin gjatë shpërndarjes së ndihmave ushqimore. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Karaçi, ku mbizotërojnë familjet e varfra. Raportohet gjithashtu se dhjetëra persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi ishin mes turmës duke vrapuar për të marrë ushqimin.
Raportohet gjithashtu se mes viktimave ishin 8 gra dhe 6 fëmijë, ndërkohë që në spital ndodhen dhe të plagosurit, për të marrë ndihmë mjekësore. Disa prej tyre kanë rënë në një kanal afër pikës së grumbullimit.
Pronari i fabrikës që organizoi qendrën e shpërndarjes së ushqimit nuk e kishte njoftuar policinë për planin. Incidenti i sotshëm vjen një ditë pasi autoritetet urdhëruan vendosjen e policisë shtesë në qendrat e shpërndarjes së ushqimit të Ramazanit për të shmangur mbipopullimin e rrezikshëm. Miliona pakistanezë po luftojnë për të vënë ushqimin në tryezë pasi kriza e kostos së jetesës përkeqësohet.T ë premten, kryeministri i Pakistanit Shahbaz Sharif vizitoi një qendër shpërndarjeje mielli gruri në kryeqytet, Islamabad, dhe takoi gra që kishin ardhur për të mbledhur miell. Sharif u kërkoi autoriteteve të sigurojnë që njerëzit të trajtohen mirë dhe të mos ketë incidente të mëtejshme.