Thirrën ‘Messi Messi” në kor, Cristiano Ronaldo bën gjestin e turpshëm ndaj tifozëve

0

Aventuara e Cristiano Ronaldo në Arbanië Saudite duket se nuk po shkon aq mirë sa portugezi e kishte menduar.

Në ndeshjen e fundit, skuadra e Al-Nassr pësoi humbje kundër Al-Hilal me rezultatin 2-0, ndërsa CR7-a e shfaqi pakënaqësinë e tij me një gjest të turpshëm drejtuar tifozëve rivalë.

Në përfundm të ndeshjes, teksa Cristiano po largohej për në dhomat e zhveshjes tifozët nisën të therrisnin në kor emrin e Leo Messit. Ai nuk e ka marrë mirë këtë gjë, dhe vendosi duart në organet gjenitale, ndërsa shikonte me mospëlqim tribunën.

Cristiano luajti të gjitha 90 minutat e ndeshjes për skuadrën e tij, e cila është e dyta në tabelën e ligës së Arabisë Saudite, tre pikë prapa Al-Ittihad, i cili gjithashtu ka luajtur një ndeshje më pak.

Protagonist i madh i ndeshjes ishte Odion Ighalo, autori i dy golave ??për ekipin vendas në një ndeshje të luajtur në stadiumin ndërkombëtar King Fahd në Riad.

Në video të ndryshme të transmetuara nga mediat, Cristiano Ronaldo shihet duke u larguar dukshëm i mërzitur dhe duke bërë gjestin e shëmtuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu