LAJM I FUNDIT/ Plagoset me armë aksidentalisht një 16-vjeçar, detajet e para

0

Plagoset me armë zjarri aksidentalisht një 16-vjeçar me inicialet E.Gj në Tepelenë.

Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet se ngjarja ka qenë aksidentale dhe se i riu është plagosur në këmbë me armën e sherbimit të personit T.Gj, babait të vet, i cili shërben si punonjës policie në Gjirokastër.

Dyshohet se arma ka rënë nga dollapi, dhe se qitja ka qenë e pavullnetshme.

Si pasojë, është pezulluar polici dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë. Pasi nuk ka marrë masa për sigurimin e armës së zjarrit, AMP ka nisur hetimin penal.

I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu