PAMJET/ Shpërthen furgoni me bombola oksigjeni në qendër të Milanos, flakët përfshijnë ndërtesat dhe makinat e zonës

0

Një shpërthim i madh ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Milanos në via Pier Lombardo, në zonën e Porta Romana. Shpërthimi do të kishte nisur nga një furgon që mbante bombola oksigjeni, i drejtuar – ndoshta – për në Institutin Auxologjik Italian, jo shumë larg.

Sipas rrëfimit të disa dëshmitarëve, një cilindër do të kishte marrë flakë, menjëherë pasi do të kishte pasur një shpërthim të fuqishëm. Flakët kanë përfshirë katër makina të parkuara, një farmaci dhe disa apartamente në një pallat ngjitur.

Në vendngjarje kanë shkuar ambulancat dhe zjarrfikësit, ndërsa Karabinierët kanë mbyllur zonën për qarkullim. Kopshti i Motrave Mantellate në via Vasari është evakuuar, së bashku me ndërtesën në numrin 19 në via Pier Lombardo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu