“Votuam si një familje e kompletuar”, Meta: Ditë e madhe, merr fund monizmi absolut

0

Kryetari i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, njëkohësisht edhe i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i shoqëruar nga familja ka votuar.

Në këto zgjedhje kandidati i forcës që Meta përfaqëson për kryetar bashkie në Tiranë është Belind Këlliçi.

Në fjalën e tij Meta është shprehur se sot është një ditë e madhe pasi të gjithë qytetarët me pjesëmarrjen e tyre në votime do të bëjnë të mundur dhënien fund të këtij regjimi.

“Ishte një kënaqësie e madhe që votova sot si një familje e kompletuar pasi për herë të parë votoi dhe Era. Kam një lutje për qytetarët e Tiranës dhe të Shqipërisë, pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje. Gjëja më e rëndësishme dhe e drejta që ka një qytetar është vota, themeli i lirisë dhe i dinjitetit. Ushtrojeni këtë të drejtë përmes pjesëmarrjes, për tu bërë pjesë e ndryshimit për tu kërkuar llogari të gjithëve. Ditë e madhe për të gjithë merr fund monizmi absolut”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu